zoom

Aktualitet

Zjarr masiv në Burrel, flakët “përpijnë” 4 banesa (VIDEO)

Një zjarr i madh ka përfshirë katër banesa në qytetin e Burrelit.

Nga flakët u dogjën katër banesa private të cilat ndodhen pranë hotelit të ish-uzinës.

Sipas policisë, nga zjarri nuk ka persona të lënduar sepse banorët u evakuuan në kohë nga shtëpitë.

Në vendin e ngjarjes mbërritën dy zjarrfikëse, të cilat vunë flakët nën kontroll.

“Si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit janë përfshirë nga zjarri dhe janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me banesën e shtetasit S.S., banesa private me çati të përbashkët.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët nga banesat që u përfshinë nga zjarri dhe nuk ka asnjë banor të lënduar”, njoftoi policia.