Aplikacion
Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore, K.K., 60-vjeç, dyshohet se ka mashtruar qytetarët të cilëve iu premtonte kontrata pune dhe se do t’i bënte aksionerë në një biznes në Gjermani, në këmbim të parave.
Teksa 60-vjeçari norvegjez është arrestuar, materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pakti”. Gjatë operacionit u ndalua shtetasi K. K., 60 vjeç, banues në Norvegji, për veprën penale “mashtrimi”. Ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shuma të ndryshme parash, nga disa shtetas, të cilëve iu kishte premtuar se do t’iu siguronte kontrata pune dhe do t’i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji”, thuhet në njoftimin zyrtar, teksa hetimet vijojnë nga Prokuroria. /ZOOM.AL/