Aplikacion
Përmes një videoje në Twitter, Rama thumbon manifestimin e së shtunës, ku flakadanë të shumtë u hodhën në ambientet e jashtme të Kryeministrisë.
DJE zhgarravinat e revolucionit🤡
SOT dushi i regjimit🚿
NESËR nis një javë e re punësh të mira👌 pic.twitter.com/34UxIEPjGt— Edi Rama (@ediramaal) February 12, 2023
”DJE zhgarravinat e revolucionit. SOT dushi i regjimit. NESËR nis një javë e re punësh të mira,”- shkroi kryeministri në postimin e tij.
Protesta e djeshme mori vëmendje edhe të mediave ndërkombëtare, ku “Reuters” apo “The Washington Post” përcollën zhvillimet në shesh.
“Mijëra mbështetës të opozitës politike të Shqipërisë morën pjesë në një protestë antiqeveritare të shtunën, duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit për korrupsion dhe keqpërdorim të ekonomisë së kombit të vogël ballkanik,”- shkruajtën gazetat prestigjioze.
Opozita ka paralajmëruar zhvillimin e një tjetër proteste të hënën në orën 17:00, përpara parlamentit. /Zoom.al