zoom

Bota

Zhdukja misterioze e nëndetëses me 5 persona në bord! Dëgjohen zhurma nënujore

Një nëndetëse me pesë persona është zhdukur gjatë një turneu në rrënojat nënujore të Titanikut në brigjet e Newfoundland, Kanada.

Anija, e operuar nga OceanGate Expeditions, humbi kontaktin rreth një orë e 45 minuta pasi u zhyt mëngjesin e së dielës dhe ka furnizim me oksigjen për 96-orë.

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara, në koordinim me Rojet Bregdetare Kanadeze dhe Forcat e Armatosura Kanadeze, nisën menjëherë një operacion kërkimi dhe shpëtimi për nëndetësen  e quajtur Titan.

ABC Neës raporton se në bord janë: Stockton Rush, CEO i OceanGate; Hamish Harding, një biznesmen; Paul-Henri Nargeolet, një zhytës francez dhe ekspert i Titanikut; Shahzada Daëood, një biznesmen pakistanez dhe djali i tij Suleman Daëood.

Mëohet se aeroplanët kanadezë P-3 kanë dëgjuar zhurma nënujore në zonën e kërkimit

“Si rezultat, operacionet ROV u zhvendosën në një përpjekje për të gjetur origjinën e zhurmave. Këto kërkime kanë dhënë rezultate negative, por vazhdojnë”, shkroi Roja Bregdetare Amerikane.