Aplikacion
Autori i atentatit nuk është identifikuar ende. Ai është larguar menjëherë nga vendngjarja pa lënë gjurmë, ndërsa në skenën e krimit efektivët nuk kanë gjetur as gëzhoja. Autori nuk është kapur as nga kamerat e sigurisë në zonë.
Nga grupi hetimor ka dyshime se bëhet fjalë për një qitës profesionist.
Nga ana tjetër, familjarët e Eduart Reçit insistojnë se nuk kanë patur konflikte.
“Nuk dimë që ai të ketë pasur ndonjë konflikt”, janë shprehur ata.
Krahas administrimit të dëshmisë së tyre, agjentë të shumtë krimesh kanë kontrolluar edhe në orët në vazhdim pallatet përreth.
Ekspertët e hetimit nuk e kanë të qartë se nga cila distancë u qëllua dhe me çfarë arme u shti në drejtim të biznesmenit.
Nga provat e mbledhura paraprakisht është administruar një kallëzim i Reçit që kërkonte hetime për probleme pronësie dhe vetgjyqësie, por akuza ka shpallur pushimin e çështjes.