Aplikacion
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në rrugën “Faik Konica” pranë fakultetit të ekonomisë në Tiranë.
Reçi mbeti fillimisht i plagosur rëndë me një plumb që i kishte përshkuar tej për tej kokën, por nuk mundi të mbijetonte plagës.
Deri më tani, nuk dihet asgjë mbi autorin ose autorët e ngjarjes apo motivet.
Policia bëri me dije është ngritur një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, i cili vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.