zoom

Aktualitet

Minutat e fundit të Edmont Reçit/ Kush e shoqëronte pak para atentatit?

Zbardhen detaje të reja nga atentati në Tiranë, ku u vra me armë zjarri biznesmeni Edmont Reçi.

Pak para atentatit, ndërtuesi Reçi ishte me bashkëshorten në hyrje të pallatit. Më pas 52-vjeçari doli në sheshpushimin e objektit, ku është qëlluar nga autori me një plumb në kokë.

Familjarët dyshuan se ai ishte rrëzuar duke përplasur kokën në rrugë, por mjekët e ambulancës vunë re se ai kishte një plagë plumbi në kokë.

Predha e gjetur është dërguar në laborator, por ende nuk është përcaktuar lloji i armës.

Distanca e qitjes mendohet të jetë nga 20 deri në 30 metra.

Nga autori nuk ka ende asnjë gjurmë, ndërsa hetimet nga autoritetet vijojnë.

Postime të lidhura