zoom

Politikë

Zgjedhjet vendore/ Ambasadorja Kim monitoron procesin në një nga qendrat e votimit në Vlorë

Diplomatja amerikane Yuri Kim ka mbërritur në një prej qendrave të votimit në Vlorë.

Ambasadorja e po vëzhgon ecurinë e procesit të votimit në këtë QV.

Yuri Kim, e cila ka rolin e vëzhgueses, ka biseduar me komisionerët në qendrën e votimit.

“Nuk duhet të ushtrohet asnjë trysni mbi asnjë votues. Është e rëndësishme që çdo botues të ushtrojë të drejtën e tij. Asnjë nuk duhet ta shesë votën dhe asnjë nuk duhet ta blejë votën. Të zbatohen ligjet në mënyrë të njëtrajtshme në çdo situatë”, tha ambasadorja Kim, pasi monitoroi procesin.