zoom

Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare, ja pjesëmarrja e qytetarëve dy orë nga hapja e qendrave të votimit

Në 757 nga 5199 Qendrat e Votimit në të gjithë vendi, deri në orën 09:00 kanë votuar 7.36 % e qytetarëve, e përkthyer në 61.439 qytetarë.

“Balkanweb”, raporton se përqindja më e lartë e votuesve është në Qarkun e Tiranës, ku kanë votuar 8.36 % e qytetarëve , ndërsa më e ulët, në Qarkun e Vlorës, ku kanë votuar 5.24 %.

“Kanë dalë numri i votuesve në këto momente, deri në 9, 7.36 %. Deri në këto momente flasim për pjesëmarrjen më të madhe në Tirana me 8.36 % dhe pjesëmarrja më e ulët në Vlorë, me 5.24 %”, u shpreh gazetarja.