zoom

Lajme

Zgjedhjet në Maqedoni, zbulohet ndarja e deputetëve sipas partive në koalicionin e Ali Ahmetit

Koalicioni “Fronti Evropian” në zgjedhjet e së dielës fitoi 19 deputetë, por dukshëm pa mundur të bëhet faktor, pasi VRMO-DPMNE ka fituar shumicën dhe mund ta formojë koalicionin me kampin tjetër politik shqiptar VLEN, që ka marrë 18 deputetë.

BDI si subjekt udhëheqës i këtij koalicioni, rezulton sipas KQZ se ka 10 deputetë, kurse ASH e Ziadin Selës ka arritur të fitoj 4 deputetë. PDSH e Thaçit me dy deputetë, Lëvizja Populli e Zejdit me 1 deputet, si dhe dy deputetë të partive turke, raporton INA.

Deputetët e BDI-së:

Ali Ahmeti
Talat Xhaferi
Musa Xhaferi
Sadulla Duraku
Dijana Toska
Blerim Bexheti
Ilir Hasani
Rina Ajdari
Ismail Jaoski
Arbana Pasholli

Deputetët e ASH-së:

Ziadin Sela
Elmi Aziri
Ilire Dauti
Ilir Demiri

Deputetët e PDSH-së:

Menduh Thaçi
Fatmire Isaku

Lëvizja Populli:

Skender Rexhepi Zejd

Partia Demokratike e Turqve:

Bejxhan Ilijas
Salih Murat

/ZOOM.AL/