zoom

Politikë

Zelensky paralajmëron: Po përcaktohet rruga në brezat e ardhshëm, regjimi i Putin duhet të humbasë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar në Samitin për Ukrainën në Tiranë, se regjimi i Putinit të humbasë.

Zelensky tha ndër të tjera: “Falenderoj Ramën për mbështetjen tuja personale dhe kombëtare. Është hera e dytë që takohemi në një format të tillë, i pari në Athinë.

Vlerësoj mikpritjen dhe mundësinë për të diskutuar si mund të fuqizojmë të gjithë Europën. Tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm.

Putini, gjithçka që ai bën është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se cfarë duhet të bëjnë kombet. E rëndësishme për shtetet tona të lira që regjimi i Putinit të humbasë.

Vizioni ynë për Europën bazohet tek parimi i dinjitetit. Nuk duhet të ketë Europë me dinjitete të ndryshme në të”.

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Zelensky kanë pritur sot mysafirët e tyre që do të marrin pjesë në samitin kushtuar Ukrainës, që po mbahet në Tiranë. /ZOOM.AL/