zoom

Bota

Zelensky: Gjenden të vdekur disa kryebashkiakë të rrëmbyer nga rusët

Disa kryebashkiakë që ishin rrëmbyer nga forcat ruse, janë gjetur të vdekur.

Kështu deklaroi Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një intervistë për “The Economist”.

Po rrëmbejnë kryebashkiakët e qyteteve tona. Kanë vrarë disa. Disa prej tyre nuk po i gjejmë. Disa të tjerë i kemi gjetur të vdekur.

Pak ditë më parë, mediat ukrainase raportuan për 14 kryebashkiakë të rrëmbyer.

Më herët, kryebashkiaku i Mariupolit deklaroi se i gjithë qyteti duhet të evakuohet urgjentisht, ndërsa zëvendëskryeministrja Irina Vereshchuk deklaroi se korridoret humanitare do të ndërpriten për shkak të kërcënimeve nga pala ruse.