zoom

Bota

Zelensky dështon të sigurojë raketat Tomahawk gjatë bisedimeve me Trump në Shtëpinë e Bardhë

Zelensky dështon të sigurojë raketat Tomahawk gjatë bisedimeve me Trump në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Volodymyr Zelensky duket se ka dalë duarbosh nga një takim në Shtëpinë e Bardhë, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump la të kuptohej se nuk ishte gati t’i furnizonte Ukrainës raketat e kërkuara Tomahawk.

Zelensky tha pas takimit të përzemërt dypalësh se ai dhe Trump kishin folur për raketat me rreze të gjatë veprimi, por vendosën të mos bënin deklarata për këtë çështje, “sepse Shtetet e Bashkuara nuk duan një përshkallëzim”.

Pas takimit, Trump përdori mediat sociale për t’i bërë thirrje Kievit dhe Moskës të “ndalen aty ku janë” dhe t’i japin fund luftës.

Takimi Trump-Zelensky erdhi një ditë pasi Trump foli në telefon me presidentin rus Vladimir Putin dhe ra dakord ta takojë atë së shpejti në Hungari.

Zelensky beson se përdorimi i raketave Tomahawk për të goditur objektet ruse të naftës dhe energjisë do ta dobësonte rëndë ekonominë e luftës së Putinit.

“Shpresojmë që nuk do t’u duhet, shpresojmë që do të jemi në gjendje ta përfundojmë luftën pa menduar për Tomahawkët”, tha presidenti amerikan, duke shtuar: “Mendoj se jemi mjaft afër kësaj”.

Ai i përshkroi armët si “një çështje të madhe” dhe tha se SHBA-të kishin nevojë për to për mbrojtjen e tyre. Ai tha gjithashtu se furnizimi i Ukrainës me raketa Tomahawk mund të nënkuptojë një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit, por se diskutimet për dërgimin e tyre do të vazhdojnë.

Postime të lidhura