zoom

Slider

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të nominuar për Oskar

Është zbuluar shkaku i vdekjes së aktorit të nominuar për Oscar, Ryan O’Neal. Aktori ndërroi jetë më 8 dhjetor në moshën 82 vjeçare dhe raportohet se vdiq nga “insuficienca kardiake” sipas certifikatës së tij të vdekjes.

Certifikata tregon se O’Neal kishte vuajtur nga kardiomiopatia për vite me radhë. 

Kardiomiopatinë është një gjendje që prek muskujt e zemrës. Nëse keni kardiomiopati, zemra juaj nuk mund të pompojë gjak në mënyrë efikase në pjesën tjetër të trupit tuaj.

“Ndjej pikëllim të madh për ndarjen nga jeta të babait tim”, tha vajza e tij në një deklaratë. “Ai ishte bota për mua. Unë e doja shumë dhe e di që edhe ai më donte mua. Do të më mungojë përgjithmonë.”