Aplikacion
Por deri në mbërritjen në Portin e Durrësit ka ndërruar në total 4 anije.
Aty kontenieri ka ndërruar sërish anije dhe është zhvendosur nga MSC MIRRELLA në anijen MSC NAOMI dhe është nisur drejt Italisë për të kaluar tranzit në portin e “GIOIA TAURO” ne Kalabri. Në këtë port, kjo anije ka pasur ndalesën më të gjatë, prej më shumë se një jave, që përkon me fundin e marsin.
Sërish edhe në këtë port, kontenieri me sasinë e bananeve zhvendoset në anijen e tretë, të quajtur CONTSHIP, që u nis drjet portit Pireus, në Greqi.
Në Greqi ka ndërruar sërish me anijen, nga CONTSHIP në ‘DANCE’ me të cilën mbërriti në Portin e Durrësit. Ka qenë një kontroll sipas riskut vendosur nga doganat dhe Policia Shqiptare e cila ka zbuluar më pas nëpërmjet skanerit gjurmë të modifikimeve në kontenier. Pas kontrollit u gjet sasia prej rreth 143 kg kokainë e cila ishte fshehur në tavanin e kontenierit, afër kabinës.
Policia ka sekuestruar sasinë e drogës, e ndërsa vuri në pranga dy administratorët e kompanisë shqiptare, Erion Peti dhe Klajdi Xibraku. Pas Durrësit anija ‘Dance’ ka vijuar intenerarin e saj, drejt destinacionit final për ku ishte nisur që ishte Porti i Tivarit në Malin e Zi.
Kokaina me shumë gjasa është vendosur në Ekuador pas kontenieri ishte vulosur, teksa 2 administratorët e mohojnë përfshirjen në këtë ngjarje.143 kg kokainë u gjetën të paketuara në 120 pako, mbi të cilën shkruhej në spanjisht “El Mejor” (më e mira) dhe “Viejo” (i moshuari), teksa bashkangjitur kishin edhe foton e Pablo Escobar, narkotrafikantit kolumbian.
U përfolën disa herë për ndarje, si është marrëdhënia e Stines dhe partneres së tij