Aplikacion
Ai tha se autori ishte duke ecur në këmbë kur ka hapur zjarr me armë ndaj makinës së tij, duke shtuar se ishte veshur sportiv. “Nuk kam konflikt të hapur me askënd, nuk e di se kush fshihet pas këtij sulmi. Atentatori ishte në këmbë dhe i veshur me veshje sportive”, mësohet të ketë thënë Masha.
Ka qenë Masha ai që ka njoftuar policinë, e cila gjeti në vendin ne ngjarjes 3 gëzhoja plumbash. Deri më tani nuk është identifikuar apo arrestuar asnjë person.