zoom

Aktualitet

Zbardhet atentati me eksploziv ndaj 57-vjeçarit në Konispol, shpallen në kërkim dy persona (Emrat)

Zbardhet atentati me eksploziv ndaj 57-vjeçarit në Konispol, shpallen në kërkim dy persona (Emrat)

Policia e Sarandës ka zbardhur atentatin me eksploziv të regjistruar në muajin shkurt në Konispol, ku shënjestër ishte 57-vjeçari Mirash Gjikola.

Pas një hetimi intensiv të kryer nga strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë dhe Komisariati i Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Bëhet fjalë për Griseld Taullaj dhe Xhafer Bajo, të dy 39 vjeç, banues në Sarandë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas hetimeve, dyshohet se ata kanë vendosur lëndë plasëse në automjetin që drejtohej nga Mirash Gjikola, me synim vrasjen e tij. Ngjarja ndodhi më 5 shkurt 2026, pranë “Kryqëzimit të Urës së Vrinës” në Konispol.

Dy të dyshuarit akuzohen për “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si edhe për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Policia njofton se vijon puna për kapjen e tyre, ndërsa hetimet po thellohen për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në atentat.