Aplikacion
Paraprakisht mësohet se konflikti mes vëllezërve Shuli ka ndodhur për motive të dobëta, në sherr të çastit.
Autori Sami Shuli, njihet si përdorues i alkoolit dhe në momentin e plagosjes ka qenë në gjendje të dehur.
I plagosuri, i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit dhe jashtë rrezikut për jetën, sipas mjekëve ka marrë një plagë të lehtë në krahun e majtë dhe pas mjekimit do të largohet drejt banesës së tij.
Ndërkohë autori Sami Shuli ndodhet në ambientet e komisariatit të Pogradecit, për veprime të tjera procedurale. /ZOOM.AL/