zoom

Të gjitha

The Weeknd do të ndryshojë identitetin

Këngëtari i njohur The Weeknd po mendon të ndryshojë emrin e tij skenik në ABEL. Kantautori kanadez – emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye – shkroi në “Twitter”:

“Ju djema jeni qesharak. Ndjej sikur duhet ta ndryshoj emrin tim të skenës në ABEL në këtë pikë lol (të qeshësh me të madhe)”

Në një postim vijues në “Twitter”, ylli i “Save Your Tears” iu referua vendimit të fundit të Kanye West i cili ndryshoi emrin e tij ligjor duke i shtuar një “Ye”.

“Ndoshta do ia këpus edhe unë një ‘YE’ dhe thjesht të ndryshoj ligjërisht emrin tim në ABEL,” tha The Weekend. “Pa mbiemër. Si Madonna, Cher ose Princ.”

John Legend më pas u përgjigj, duke thënë se “ABEL është super emër”. Lajmi vjen pas një marsi të ngarkuar me njoftime për yllin; ai zbuloi planet për një turne në SHBA me Doja Cat, si dhe një paraqitje të ardhshme në një episod të “The Simpsons”./L.K

/Zoom.al