zoom

Të gjitha

Jim Carrey do të kishte paditur Will Smith me 200 milionë dollarë

Jim Carrey do të kishte pasur një reagim shumë më ndryshe se Chris Rock, nëse do të ishte ai që u godit nga Will Smith në “Oscars 2022”.

Duke folur për Gayle King të CBS News , aktori tha se do të kishte ngritur menjëherë një padi të rëndë kundër fituesit të ‘Aktorit më të mirë’.

“Unë do të kisha njoftuar këtë mëngjes se do të paditja Willin për 200 milionë dollarë. Sepse ajo video do të ngelet përgjithmonë. Do të jetë kudo. Kjo fyerje do të zgjasë shumë”, tha Carrey.

Ylli i “Dumb and Dumber” vazhdoi duke thënë se ishte po aq i tmerruar nga reagimi në dukje pozitiv i audiencës ndaj tij. Carrey beson se arsyeja pse Rockderi më tani ka zgjedhur të mos ngrejë akuza kundër Smith është sepse “ai nuk dëshiron sherr”. Pas gjithë kësaj, Smith i kërkoi falje aktorit e po ashtu edhe Akademisë së Filmit./L.K

/Zoom.al