Aplikacion
Teksa lexoi vendimin e Kushtetueses, Çuçi tha se sot gjendemi para një konflikti arsyetimi kushtetues dhe se çështja është procedurale.
“Duke qenë se sot kemi një vakum për t’u shprehur për kërkesën e 1/10 së deputetëve t’ia çojmë seancës për t’u shprehur”, deklaroi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Kurse kreu i grupit të Rithemelimit të PD, Gazment Bardhi, u shpreh se ka qenë mazhoranca ajo që ka penguar procesin.
“Ka dy vendime të Kushtetueses, ku thuhet se duhet një vendim Kuvendi që të vihet në lëvizje GJK. Nëse kolegia juaj nuk ka asgjë për të fshehur, çështja të shqyrtohet në themel në Kushtetuese. Dhe e ndajnë anëtarët e GJK më pas nëse është apo jo në papajtueshmëri në ushtrimin e mandatit.
Ju keni tentuar të bllokoni këtë gjë, nuk kishit ndërmend ta fusni në rend dite. Miratoni ligjin për Portin e Durrësit dhe koncesione, por për këtë ju paska penguar protesta e opozitës. Nuk kërkon shumicë të cilësuar, nuk ju pengonim dot ne sepse i kishit votat”, tha ai. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë