Aplikacion
Warner Bros Discovery do t’u bëjë thirrje aksionarëve të saj që të refuzojnë ofertën e blerjes prej 108.4 miliardë dollarësh të Paramount Skydance që të mërkurën.
Paramount ka thënë se oferta e saj është “superiore” ndaj një marrëveshjeje prej 72 miliardë dollarësh që Warner Bros arriti me Netflix për bizneset e saj të filmave dhe transmetimit.
Në të njëjtën kohë, një mbështetës kyç i përpjekjes së Paramount për të blerë Warner Bros, Affinity Partners, thuhet se është tërhequr nga oferta, duke përmendur përfshirjen e “dy konkurrentëve të fortë”. Affinity u themelua nga biznesmeni amerikan dhe dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner.
Sipas Financial Times, Warner Bros do t’i këshillojë aksionarët e saj të refuzojnë ofertën e Paramount për një numër arsyesh, duke përfshirë shqetësimet se si do të financohet marrëveshja.
Gjigandi mediatik e nxori veten në shitje në tetor, pasi mori shprehje “të shumta” interesi nga blerës potencialë, përfshirë edhe ofertat nga Paramount Skydance.
Më 5 dhjetor, Warner Bros Discovery tha se kishte rënë dakord t’ia shiste bizneset e saj të filmave dhe transmetimeve Netflix-it.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari