zoom

Slider

Wanda Nara thyen heshtjen, zbulon a vuan nga sëmundja e leucemisë

Wanda Nara ka thyer heshtjen dhe ka mohuar lajmet se vuan nga sëmundja e leucemisë.

Biznesmenja në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit foli për shëndetin e saj, pas lajmeve që qarkulluan se vuante nga sëmundja.

“Si ndihesh? Në televizor kanë thënë që po shkon për kurim, ku?”, e pyeti një ndjekës.

“Unë nuk do të shkoj për trajtim në asnjë vend. Do të shoqëroj Mauron”, iu përgjigj modelja, duke iu adresuar lajmeve: “Gënjeshtra janë thënë shumë, flasin dhe thonë gjëra që nuk janë të vërteta pa marrë parasysh që flasin për jetën e dikujt tjetër.”

Partneri i saj, Mauro Icardi, së fundi nënshkroi për klubin turk Galatasaray, ku e kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi dhe si rrjedhojë ajo konfirmoi se do t’i bashkohet në rrugëtimin e tij të ardhshëm.

“Stamboll”, ishte përgjigja e saj kur u pyet se cili është destinacioni i saj i radhës.