zoom

Lajme

Vula e Berishës lumturon dhe artistët, reagon Stresi: Legenat e Bashës të kthehen nga erdhën!

Vendimi i Gjykatës për t’i dhënë vulën e partisë, grupit të Rithemelimit me drejtim të Sali Berishës, ka entuziazmuar edhe artistët.

Reperi Stresi, i njohur për përkrahjen e tij ndaj Berishës ka njoftuar se do të jetë sonte para banesës së kreut të Rithemelimit, në rrugën e “Salës” apo siç njihet tashmë “Rruga e Shpresës”.

“Pritja mori fund. Legenat e Lulzim Bashës me gjithë tropojanët e mi tradhtarë të kthehen nga erdhën. Në 19:30 para PD dhe tek rruga e Sali e Berishës të gjithë. O sot o kurrë të festojmë”, shkruan reperi Stresi.