zoom

Aktualitet

Vuçiç publikoi nëntë shtetet që kanë tërhequr njohjen e Kosovës, opozita: Pse nuk reagohet?

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë publike 9 vendet që kanë tërhequr njohjen e Pavarësisë Kosovës. Kreu i shtetit serb po ashtu pretendoi se ekziston edhe një shtet i dhjetë, megjithatë ai nuk ka specifikuar se për cilin shtet bëhet fjalë.

“Ne nuk mund t’u bëjmë ballë fuqive të mëdha, ne jemi të vegjël, Gjermania, Amerika dhe Evropa janë të mëdha. Aktualisht janë 106 shtete që nuk e njohin Kosovën. Nëntë e kanë tërhequr njohjen e tyre. Këto janë: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Eswatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia e Maldivet. Ekziston edhe një shtet tjeter që ka njoftuar se od të tërheq njohjen.”

Menjëherë pas deklaratës se presidentit serb ka reaguar opozita në Prishtinë. Nënkryetarja e PDK-së dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, është shprehur e shqetësuar me faktin se ministrja e jashtme, donika Gërvalla nuk ka komentuar mbi pretendimet e Beogradit.

“Mirëpo ajo që më shqetëson është heshtja e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Sigurisht unë e kuptoj natyrën e punës dhe diskrecionin që ndonjëherë ta imponon diplomacia. Po një përgjigje duhet dhënë”, shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, vazhdon “lufta online” mes hakerëve të grupit të quajtur “Anonymous” dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Po pas deklaratës së tij, grupi i hakerëve, Anonymous, ka njoftuar se ka “hakeruar” web-faqen e Ushtrisë serbe. Përmes një shkrimi në Tëitter Anonymous i ka dërguar mesazh presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, duke e quajtur fashist.

“Web-faqja e Ushtrisë serbe është thyer. Fashisti Aleksandar, mos e humb kohën me qentë e tu. Ushtria juaj nuk mund të leh tani. Mos e nënvlerësoni as Anonymous, ne do t’ju vendosim zinxhirin”, është bërë e ditur në mesazhin e tyre.