zoom

Politikë

Vuçiç dhe Rama kujtojnë takimin e parë pas dronit “Autochthonos” në stadiumin e Beogradit: Ishte si ajo mes dy…

Në diskutimet e tyre, si Vuçic ashtu edhe Rama kanë kujtuar takimin e parë të vështirë mes tyre, i ndodhur menjëherë pas ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku në stadiumin e Beogradit u lëshua droni me flamurin Autochtonos, dhe me trojet etnike.

Kjo ngjarje e bujshme u pasua me takimin e parë mes Vuçic dhe Ramës në Tiranë. Një takim tejet e tensionuar dhe që u reflektua në qëndrimet mes dy udhëheqësve të dy vendeve.

Vuçiç kujtoi takimin e parë me kryeministrin Rama në vitin 2015, ku nënvizoi se të dy e shihnin veten si armiq. Ndërsa sot ajo periudhë është lënë pas krahëve, e në fokus është e ardhmja e përbashkët.

“Besueshmëria dhe mbështetja janë fjalët më të rëndësishme. Në situatën kur kemi atë ta vaksinimit. Tregoi që mund të jemi më të dobishëm për njëri-tjetrin, në mënyrë të tillë siç e kemi pritur këtë ndihmë nga të tjerët, duke mos u mbështetur te fqinjët. Kjo është çështje. Ne kemi nënvlerësuar veten, gjithmonë e kemi bërë këtë. Gjithçka që bëhej diku tjetër ka qenë më mirë se diçka që ndodhte këtu. Ne duhet t’u besojmë forcave tona, vetes dhe të ndërtojmë këtë vetëbesim. Duhet të bëhemi partnerë të besueshëm. Administratat tona duhet të arrijnë rezultate. Më kujtohet takimi i parë me Edin në 2015, që ishte takim i dy armiqve që erdhën te njëri-tjetri, duke gjetur justifikime për ofendime dhe mos kërkuar bashkëpunim real. Sot s’duam t’ia dimë për këtë, por për të ardhmen e përbashkët, kaq. A mendoni se duhet t’i përgjigjem dikujt në rajon që s’është bashkuar, jo. Nëse duhet të bashkohen në rregull, nëse jo s’prish punë. Njerëzit në kufijtë e hapur do të ndihen më të mirëpritur. Edhe sot, serbët që kanë vizituar Shqipërinë dhe ndihen në bregdetin shqiptar, janë më mirë, janë më të sigurt. Këto janë llojet e mesazheve që duhet t’i përçojmë te qytetarët. Jam mbështetës i kësaj ideje, sepse do të ndryshojë peizazhin ekonomik. Besoj që gjithkush që do të vijë pas nesh në të ardhmen do e çojë më tej këtë nismë.Kjo nismë është për njerëzit, e për të mirën e qytetarëve”, tha Vuçiç.

Por edhe Rama e kujtuar këtë përballje, duke deklaruar se ishte një ballafaqim i vështirë.

“Duheti t’i heqim maskat dhe të punojmë për cështjet e pazgjidhura nuk zgjidhen më lehtë duke ia kthyer shpinën njëri-tjetrit. Aleksandri tha se për vizitën në 2015 ku ndodhi incidenti i rëndë në ndeshjen e Beogradit, kuptohet se nuk kishte një takim i lehtë, e jo se ramë dakord për Kosovën”, tha Rama.

Shtatë vitë me parë, ndeshja mes dy ekipeve kombëtare Serbisë dhe Shqipërisë ishte tejet e tensionuar. Në minutën 42-të, nga qielli i Beogradit, sipër tifozëve, më ngadalë e duke valëvitur nga një dron, në fushën e lojës, afrohej flamuri me hartën e viseve etnike shqiptare, me portretet e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit me mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS”.