zoom

Aktualitet

Vritet në një lokal shqiptari në Athinë, çfarë u zbulua në vendin e krimit

Vritet me armë zjarri një shqiptar në Athinë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të martës në orën 23:40.

Pas një sherri të ndodhur mes një grupi shqiptarësh, njëri ka marrë një plumb dhe si pasojë e plagëve ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal, që ndodhej në rrugën Kastamonis. Sakaq në vendin e ngjarjes u gjet një fuoristradë e tipit amerikan dhe mendohet se i përket një prej autorëve.

Po ashtu policia ka sekuestruar 7 gëzhoja, një plumb të deformuar dhe një pistoletë 9 game.