Aplikacion
Adoleshenti, i cili i mori jetën bashkëmoshatarit duke e goditur me thikë pranë derës së shkollës “Fan Noli”, tregoi se debati mes tyre ka nisur të premten (15 Nëntor).
Ai u shpreh se sherri nisi pasi viktima po e shikonte dhe e kishin lënë për t’u sqaruar. Por, shtoi u zunë sërish ditën e hënë dhe të dy lajmëruan shokët e tyre.
14-vjeçari theksoi se gjatë përleshjes “ndodhi ajo që ndodhi”, vrasja e bashkëmoshatarit të tij me thikë, si edhe plagosja e një 14-vjeçari tjetër.
“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishin lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë ai.
Si Rama quante bandit Klaudio Prendin, të birin e ish-gjyqtarit Fran Prendi që u vra në atentat