Aplikacion
Në vitin 2014, Rroshkodoli është akuzuar dhe arrestuar në Belgjikë për grabitje, së bashku me disa shqiptarë të tjerë.
Ai rezulton i skeduar edhe në Rumani, ku një vit më parë ka plagosur me thikë pronarin e një lokali nate.
Pas ngjarjes, ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet rumune.
Sherri kishte nisur në një qebaptore mes shqiptarit dhe pronarit të një klubi nate.
“36-vjeçari shqiptar është ngritur nga tavolina dhe me një thikë që ka pasur në dorë ka qëlluar pronarin e lokalit”, njoftuan mediat në Rumani kur ndodhi ngjarja.
10 vjet me parë Rroshkodoli dyshohet se ka qenë autor edhe i plagosjes së 2 vëllezërve në Shkodër.
Pista kryesore ku po heton policia për vrasjen e tij është ajo e hakmarrjes.
Autori i krimit është ende i paidentifikuar.