zoom

Aktualitet

Vrasja në Prizren/ Jepet vendimi për “Kobrën”dhe bashkëpunëtorët e tij

Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e arrestit me burg ndaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe pesë personave të tjerë, të akuzuar për disa vepra penale.

Dibran Hoxhaj është i dyshuari kryesor për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi Visart Cengu 2 ditë më parë.

Gjatë seancës për dhënien e masës së sigurisë, Hoxha ka kërkuar që vëllai i tij nga nëna të përjashtohet nga akuzat, pasi ai ka qenë prezent në vendngjarje pasi ka ndodhur krimi. Hoxha shtoi se vëllai i tij Armallahu ka ardhur pasi kishte marrë informacione të gabuara se viktimë kishte qenë ai (Kobra).

Dibran Hoxha, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë, dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Manipulim me prova”, ndërsa Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, akuzohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.