Aplikacion
Por STOP hipokrizisë lapidare qeveritare. Kryeministri të mos fshihet pas fjalëve të renditura nën avujt e qetësisë së kolltukut. Është përgjegjës! E i gjithë zinxhiri qeverisës është përgjegjës për ngjarjen e rëndë.
Krimi makabër i paraprirë nga rastet e shumta të ndodhura të dhunës shumëdimensionale, duket i paralajmëruar dhe është pasojë e degradimit që i është bërë shoqërisë.
Është pasojë e braktisjes që i ka bërë qeverisja njerëzve të këtij vendi. Me mosveprimin e tyre janë tërësisht fajtorë nga Rama deri tek ai polici i thjeshtë i zonës. Por te ne parandalimi nuk ekziston.
As Policia nuk e bën! As shërbimi social! As shërbimi psikologjik i shkollës! As pushteti lokal! As hallkat e tjera shtetërore që flenë e bëjnë syrin qorr e veshin shurdh përballë situatave katastrofike ekonomike e sociale që përfundojnë në sjellje makabre dhe krime monstruoze. Reagimi dhe ky gjysmak, vjen vetëm kur krimi kryhet.
Kudo në komunitetet tona njihen njerëzit problematikë, ata që bëjnë krime të vogla e të mëdha, ata që shpërndajnë drogë e që dhunojnë me sjelljen e tyre të tjerët. Vetëm shteti, shërbimi social, psikologjik e Policia nuk e di.
Nuk e di sepse nuk do të veprojë. Nuk do të veprojë, sepse fasha kriminale e shoqërisë sonë, është kroi ku pi ujin e pisët pushteti i votave të pista. Është skalioni që duhet të përdoret kur vijnë zgjedhjet. Ndërsa mjerimi ekstrem që pjell dhunë stimulohet, krijohet me strategjinë e krijimit të bazës së majtë dhe pasjes së mbështetjes së saj në zgjedhje. Për pushtetin nuk ka fate njerëzish, nuk ka fate fëmijësh, nuk ka fate komunitetesh.
Ato për Ramën e pushtetin zerohen para fatit politik të vetit, të radhës. Kjo është e tmerrshme, e neveritshme dhe revoltuese njëherazi. Tek e fundit të bëjnë një respekt të vetëm për fatet e njerëzve dhe Mateon e vogël. A ka mundësi të heshtin? E pasi të heshtin të na zhduken! Boll më me këtë hipokrizi absurde!!!! Zgjidhja është dënimi me vdekje politike i këtij regjimi politik të degraduar.