zoom

Aktualitet

Vrasja e Egli Progës/ Apeli lë në burg për Denis Meçen, e braktis edhe avokati

Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Denis Meçe, për ndryshimin e masës së sigurisë për vrasjen e Egli Progës në Pogradec.

Në seancën e kësaj të marte nuk ishte i pranishëm as përfaqësuesi ligjor i Denis Meçes i cili ka qenë prezent në seancat e mëhershme në Gjykatën e Korçës.

Policia e Korçës e ka akuzuar Denis Meçen për veprën penale të vrasjes së Egli Progës ndërkohë që prokuroria e ka çuar për dhënien e masës së sigurisë në gjykatën e Korçës për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”

Kanë qenë familjarët ata që i kanë kërkuar organit të akuzës largimin nga shqyrtimi i kësaj çështje të prokurores Vasjana Postol dhe kalimin e dosjes tek një prokuror tjetër, kërkesë e cila është pranuar nga prokuroria e Korçës

Ndërkohë që e njëjta gjykatë nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për Arian Manellarin, Leonidha Guce dhe Voltan Shkullakun, të cilët do të vijojnë të jenë me masën e sigurisë detyrim paraqitjeje deri në përfundim të hetimit për çështjen e vrasjes së Egli Progës