zoom

Aktualitet

Tragjike/ Banesa përfshihet nga flakët, vdesin nënë e bir

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Nikoliq të Hasit ku nënë e bir kanë hunmbur jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.

Djali Rexh Lushi është futur në banesë për të shpëtuar nënën e tij, Fatime Lushi, por nuk ia ka dalë dot.

Trupat e pajetë të nënë e bir janë nxjerrë nga banesa pas shuarjes së flakëve.

Ndërsa bashkëshortja e viktimës, shtetasja me iniciale A. L., ka mundur të dalë nga banesa.

Zjarri ka rënë rreth orës 02:00, ndërsa po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

“Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L.

Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, informoi policia.