Aplikacion
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati ndaj biznesmenit, Demir Backa në Fier, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash më 23 tetor.
Siç është raportuar edhe më herët, për vrasjen e biznesmenit është marrë në pyetje edhe personazhi i njohur në Fier, i njohur si Ben Qimja, apo Arben Isufaj.
Oficerë të policisë kanë marrë në pyetje Ben Qimen, pasi ishte i ditur fakti se 5 vite më parë ata kishin pasur një konflikt.
Isufi i është përgjigjur ftesës së policisë, për të dhënë deklaratën dhe ai ka mohuar përfshirjen në vrasje, megjithëse pranon se ka pasur konflikt në 2016, por siç ka thënë në polici, megjithëse nuk ishin pajtuar, e kishte falur Backën.
Isufi është lënë i lirë tashmë. Ai ka treguar se ngjarjen e mësoi në mediat, ndërsa ishte në shtëpi në Tiranë.