zoom

Aktualitet

Vrasja e 31-vjeçares në Kamëz, flet i vëllai: E ka bërë Dan Hutra! Ka dashur të më vrasë edhe mua

Pas lajmit se motra e tij, Etleva Kurti është ekzekutuar në oborrin e banesës së saj, ditën e sotme, në Kamëz, ka reaguar Vladimir Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Ai deklaron se motra e tij është vrarë nga Dan Hutra, vrasësi i masakrës së Paskuqanit, i cili ekzekutoi 2 persona dhe plagosi 3 të tjerë. Vladimiri thotë se këto dyshime i lidh me faktin se është kërcënuar disa herë prej tij në burg dhe se Hutra ka tentuar disa herë ta vriste.

“Dyshoj sepse kemi pasur përplasje këtu në burg me të. Gjatë gjithë kohës jemi ngacmuar Janë shumë ngjarje që si lidh dot. Ishte tipi agresiv. Ai kishte paguar dy tre herë për të vrarë motrën por e kanë refuzuar… ka tentuar të më vrasë edhe mua në burg, edhe motrën time. Më ka kërcënuar, kishte tentuar shumë herë të më vriste edhe këtu,”- tha vëllai i së ndjerës./ Zoom.al