zoom

Aktualitet

Vrasja e 21-vjeçares nga bashkëshorti, arrestohet autori! I plagosuri, vëllai i mitur i viktimës

Policia ka vendosur në pranga bashkëshortin e 21-vjeçares, Erona Cokli, e cila humbi jetën pasi u qëllua për vekje nga i shoqi brenda institucionit shtetëror në Ferizaj të Kosovës.

Në pranga ka rënë Valon Aliu, i cili akuzohet si autor i dyshuar i krimit.  Ai u arrestua rreth 30 minuta pas krimit të  rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Qendrën Sociale.

I plagosur ka mbetur edhe vëllai i mitur i viktimës, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

“Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonal të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë identifikuar të dyshuarin V.A ( M/K) i moshës 36 vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren , në orën 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftim.