Aplikacion
Policia e kryeqytetit njoftoi sot se ka bërë të mundur kapjen e katër autorëve të dyshuar, në zonën e Farkës në Tiranë. Mësohet se 3 prej të shoqëruarve janë të mitur të moshës 16 vjeç, si dhe njëri 15 vjeç. Ndërsa i shoqëruari tjetër është identifikuar si Frensis Shehu, 20 vjeç.
Sherri dyshohet se ka nisur për një vajzë, e cila ishte në makinë me viktimën. Ka dyshime se vajza ka qenë e lidhur me një prej agresorëve.
Kur këta të fundit kanë mësuar se ajo ka qene ne automjetin tip “Audi”, i kanë bërë shenjë mjetit për të ndaluar dhe me pas janë konfliktuar fizikisht.
18-vjeçari mësohet se ka dalë nga mjeti, por thuhet se 4 agresorët nuk kanë mundur që ta dhunojnë, për shkak të fizikut. Por më tej dyshohet se ka qenë 15-vjeçari ai që e ka qëlluar me thikë në gjoks 18-vjeçarin, plagë që i mori jetën, teksa ishte duke u transportuar për në spital. /ZOOM.AL/