Aplikacion
Më pas rezultatet vijonin si më poshtë: Akrepi 17, Shigjetari 17, Ujori 15, Bricjapi 15, Dashi 14, Gaforrja 13, Demi 12, Binjakët 11, Luani 10, Peshorja 10 dhe Virgjëresha 8. Për ironi të fatit, Peshqit, shenja e cilësuar si tepër e brishtë dominoi me 11.8%. Më pas u ndoq nga Akrepi dhe Shigjetari, të dy me 10.56%. Ndërkohë nga ana tjetër, Virgjëresha rezultoi shenja me përqindjen më të ulët, 4.97%.
Si për t’i mëshuar faktit se pas shenjave në dukje tepër emocionale dhe të buta të zodiakut fshihet një potencial agresiv, një studim interesant nga FBI zbuloi shenjën më të rrezikshme. Nisur nga të dhënat e të arrestuarve, personat që ishin më të prirur veçanërisht drejt krimeve të pasionit, duke lënë plagë të rënda në trupin e viktimave të tyre i përkisnin shenjës së Gaforres, e cila porsi Peshqit konsiderohet aspak e dhunshme, në ndryshim nga një Dash impulsiv apo Binjak i dyzuar.
Vëzhgimi në fjalë vuri re se këto persona ishin arrestuar më së shumti për kryerjen e krimeve në mënyrë të përsëritur, si pasojë e mungesës së stabilitetit mendor.