zoom

Kosova

Vonesa e pagave, punëtorët e RTK-së grevë para televizionit

Vonesa e pagave, punëtorët e RTK-së grevë para televizionit

Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës sot do të mbajnë një grevë një–orëshe, nga ora 11:00 deri në 12:00, në oborrin e ndërtesës së RTK-së. Greva zhvillohet në ditën e 17-të pa paga për punëtorët e institucionit.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të plotë nga të gjithë punonjësit, pavarësisht njësive apo departamenteve ku ata punojnë. Sipas tyre, greva është një veprim i domosdoshëm për të kundërshtuar nënvlerësimin e punës dhe të drejtave profesionale të punëtorëve.

“Ky është një moment për të treguar unitet. Bashkimi ynë është forca jonë,” thuhet në thirrjen drejtuar stafit të RTK-së.

Po ashtu, të gjitha mediat janë ftuar ta përcjellin grevën dhe të informojnë publikun lidhur me kërkesat e punëtorëve.

Greva mbahet sot nga ora 11:00 deri në 12:00, në oborrin e RTK-së, me moton: “Për të drejtat tona. Për dinjitetin tonë profesional.”