zoom

Politikë

Vokshi: Hera e parë që një parti politike kryen një proces transparent

24 orë pas zgjedhjes së kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka dalë në një konferencë në selinë e PD.

Albana Vokshi deklaroi se Edi Paloka shpall me mbi 65% të votave kryetar dhe se është hera e parë që një parti politike kryen një proces kaq transparent.

“Paloka u shpall me mbi 65% të votave kryetar i rizgjedhur i Këshillit të PD. Është për herë të parë që një parti politike kryen një proces kaq transparent dhe demokratik ku thelbi i procesit është vota”, tha Vokshi.