zoom

Sport

Vllaznia merr kreun, Tirana mund Laçin

Vllaznia rikthehet në krye të Superiores, pasi ka mundur Kastriotin në minutat shtesë me një gol të shënuar nga Ardit Hoxhaj. Një duel shumë i luftuar, i mbyllur në mënyrë dramatike dhe tashmë krutanët shohin Bylin t’u afrohet.

Laçi e ka mbajtur vetëm një javë vendin e parë, pasi bëri një hap fals në shtëpi me Tiranën kampione në fuqi. Bardheblutë, më të freskët fizikisht dhe shumë kërkues, ndëshkuan Laçin fillimisht me Ccelhakën dhe më pas e pësuan nga këndi prej Mazrekajt.

Laçi nuk shënoi dot me Shehun, kurse nga ana tjetër Ismajgeci nuk fali me një goditje me të majtën. Kurbinasit tentuan të barazojnë dhe rrezikuan me Mazrekajn dhe Markun, por Lika ishte shpëtimtar për Tiranën. Në fund Seferi mund të shënonte edhe golin e tretë.

Në Ballsh Bylisi nuk e fali Kukësin, duke e mundur falë dy golave të shënuar me anë të Edison Ndrecës. Për verilindorët golin e vetëm e shënoi Numan Kurdic. Fitore e rëndësishme edhe për Skënderbeun, që mundi rivalët e Apolonisë. Sadriu realizoi i pari për korçarët, por Mihana u kundërpërgjigj. Në fund Meksi me penallti i dha fitoren skuadrës së Migen Memellit.

Kategoria Superiore – Java 25
E diel, më 21 mars, ora 13:00

Laçi-Tirana 1-2
Shënues: Mazrekaj 40′ / Çelhaka 23′, Ismajgeci 78′
Apolonia-Skënderbeu 1-2
Shënues: Mihana 62′ / Sadriu 24′, Meksi (pen.) 92′
Kastrioti-Vllaznia 0-1
Shënues:
Hoxhaj 92′
Bylisi-Kukësi 2-1
Shënues: Ndreca 15′, 45′ / Kurdic 53′

Klasifikimi

93′ Meksi, me penallti, ndëshkoi skuadrën e Apolonisë dhe i dha fitoren ekipit të Skënderbeut.

92′ Ardit Hoxhaj ka ndëshkuar në minutat shtesë skuadrën e Kastriotit dhe Vllaznia kalon në epërsi.

78′ Ismajgeci ka befasuar portierin Alen Sherri me një goditje të fortë nga jashtë zone. E majta e tij ishte e saktë dhe u ndal në rrjetë

62′ Redon Mihana ka ndëshkuar skuadrën e Skënderbeut, me një gol të bukur të realizuar nga hyrja e zonës

45′ Edison Ndreca realizon sërish për skuadrën e Bylisit, me një goditje kros që u devijua në shtyllë dhe përfundoi në rrjetë

40′ Mentor Mazrekaj realizon nga goditja e këndit dhe vendos baraspeshën në duelin me Tiranën

24′ Laert Sadriu, pas një goditjeje këndi, me kokë e devijoi topin dhe mposhti portierin Romeo Harizaj. Skënderbeu në epërsi

23′ Jurgen Çelhaka ka ndëshkuar skuadrën e Laçit dhe Tirana kalon në avantazh kundër kryesuesve të kampionatit

15′ Edison Ndreca ka ndëshkuar skuadrën e Kukësit me një goditje të fortë në hyrje të zonës dhe tani Bylisi e sheh veten në epërsi. /marrë nga abcnews