Aplikacion
Vlerësimet e para-shitjes kishin arritur deri në 200 milionë dollarë.Shitja theu rekordin e mëparshëm për një vepër arti amerikane në ankand prej 110.5 milionë dollarësh të vendosur në vitin 2017 për një pikturë të vitit 1982 nga Jean-Michel Basquiat.
“Ne kemi shitur pikturën më të shtrenjtë të shekullit të 20-të. Unë jam shumë krenar për këtë…Unë mendoj se të gjithë janë shumë krenarë për këtë. Kjo është një arritje e madhe që nuk është për mua, por vetëm për Warhol dhe Marilyn… Vepra e artit e shekullit të 20-të, është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë, afro 200 milionë dollarë.
Piktura është ndërtuar mbi një foto promovuese të Monroe nga filmi “Niagara” i vitit 1953, shfaqur me ngjyra të ndezura mbi sytë, flokët dhe buzët e saj.Titulli i referohet një incidenti në të cilin një grua qëlloi me një pistoletë në një grumbull me katër portrete të Marilyn në studion e Warholit, megjithëse “Shot Sage Blue Marilyn” nuk u godit nga një plumb./L.K
/Zoom.al