Aplikacion
“Unë i tilë jam, dua ta jetoj eksperiencën në Big Brother pa asnjë lloj filtri, ashtu siç unë jam. Kam arritur fatmirësisht të bëj shumë gjëra në jetë, të cilat mund t’i bëj dhe këtu. Nuk bëj gjëra për të rënë në sy dhe gjendem nëpër situata, sepse dua të jem aktiv”, tha ai.
Në ato momente të tjerët qeshën dhe Monika replikoi:
“Ti nuk gjendesh fare në situata. Ne jemi duke biseduar, ti as se ke idenë për çfarë flasim dhe vjen si pilaf. Kjo gjë po bëhet e shpeshtë dhe është dashur të tërheqim vëmendjen. Unë dua të bisedoj, po Arditi duhet të dëgjoj.”
Më pas debati degradoi dhe Monika e quajti Arditin “budalla”.
Opinionistët e konsideruan përplasjen mes tyre si përplasje mes brezash.
Monika gjithashtu ka shfaqur mani me pastërtinë dhe Arbri i tha se pastërtia është gjë e mirë, por jo kur kthehet në mani dhe në fiksim, pasi shkakton probleme me të tjerët.
Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi/ Autorët e dyshuar, një oficer policie dhe vëllai i tij