Aplikacion
Dy liderët janë përshëndetur me grusht, ndërsa mbanin edhe maska për shkak të pandemisë. Aktualisht, ata po zhvillojnë një takim dypalësh, në përfundim të të cilit, do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp.
Më herët, në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama u prit nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Artane Rizvanolli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.
Kryeministri shqiptar këtë vizitë në Kosovë po e zhvillon pas qëndrimit të tij në ShBA, në kuadër të punimeve të Asamblesë së OKB-së.
Vizita vjen në një moment të veçantë, pasi ka patur tensionim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Siguroi kushtet për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës