Aplikacion
Por përveç thirrjeve për dorëheqje nga kryebashkiaku Erjon Veliaj, nuk munguan as parullat dhe thirrjet, sikurse edhe pankartat e banderolat pikante.
Disa prej tyre ishin më të goditurat, teksa edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita, e pati një mesazh të radhës. Këtë herë ajo mbante të veshur një bluzë të bardhë, me të njënjtin stampim, por në ngjyrën e Partisë Demokratike, blu: “Free Berisha”.
Të tjerat ishin ato: “Viso, çoji 2 paketa Lalit!”, apo “Të largojmë hajnat”. Disa paruklla mbanin edhe fotot e Veliajt me simbolin e antikorrupsionit në fytyrë apo thirrjet e dorëheqjes.
Protestuesit fillimisht hodhën vezë e fruta-perime ndaj godinës, teksa më tej flakadanë, tymuese dhe molotovë, duke shkaktuar kaos.
Policia e kishte rrethuar institucionin e bashkisë me forca dhe gardh metalik. /ZOOM.AL/