zoom

Aktualitet

Vis Martinaj është në Meksikë? Misteri mbërthen rrjetin, del fotoja e papublikuar më parë

Një foto e re e Ervis Martinajt po qarkullon në internet. Media të ndryshme shkruajnë se ajo është bërë pasi i shumëkërkuari u deklarua i zhdukur nga familjarët.


Sipas tyre, fotoja në fjalë mund të jetë bërë në Meksikë. Në këtë mënyrë, shtohen dyshimet se Ervis Martinaj nuk është vrarë, por e ka inskenuar zhdukjen e tij pasi iu vranë të gjithë miqtë. Por asgjë nuk është e konfirmuar.

Që nga muaji gusht i vitit të shkuar, fati i bosit të kumarit mbetet mister. Për herë të fundit, Martinaj është parë më 5 gusht, në orën 21:15, në një hotel në Durrës.

Atë natë, një nga emrat më të lakuar në vend u pa së bashku me një vajzë. Një ditë më pas u larguan nga aty nën shoqërinë e ish-agjentit të Forcave Operacionale, Jeton Lami./ Zoom.al