zoom

Slider

Villareal gjunjëzon “Zonjën e Vjetër”, Chelsea bën detyrën ndaj Lille

Janë mësuar dhe skuadrat e fundit që shkojnë në çerekfinalet e këtij edicioni të Uefa Champions League. Villareal dhe Chelsea kanë mposhtur kundërshtarët e tyre respektivë Juventus dhe Lille për të prerë biletën e kualifikimit në fazën tjetër.

Në “Allianz Stadium”, nëndetësja e verdhë nuk fal përballë Zonjës së Vjetër, duke e mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 në pjesën e dytë. Golat e Morenos (p), Torres dhe Danjumës (p) i dhanë suksesin trajnerit Emery.

Në anën tjetër, Chelsea bën detyrën duke vazhduar atë që la në Londër. Dy golat e Pulisic dhe Azpilicuetës përmbysën atë të Ylmaz, duke bërë që Blutë të marrin biletën e kualifikimit në fazën më tej.

Kështu, Villareal dhe Chelsea u bashkohen skuadrave të tjera çerekfinaliste si Real Madrid, Bayern Munich, Liverpool, Atletico de Madrid, Manchester City dhe Benfika. Shorti për ndeshjet çerekfinale hidhet të premten në orën 12:00.

/zoom.al