Aplikacion
Sipas burimeve paraprake, ata janë: Pëllumb Seferi, Rebani Jaupi, Adriatik Tafçiu, Ilir Proda, Altin Mena, Ardian Çipa, Idajet Faskaj dhe Shemsi Prençi.
Por edhe pse Shemsi Prençi ka hedhur kandidaturën, mësohet se ajo nuk përmbush kriteret për t’u kualifikuar, për shkak se prej vitesh nuk është pjesë aktive e Policisë së Shtetit, duke mos përmbushur në këtë mënyrë kriterin për të qenë aktiv.
Kjo është hera e parë që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit zgjidhet përmes konkurrimit, pas ndryshimeve që u bënë në muajin korrik në ligjin për policinë.
Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, kandidatët në garë do të kalojnë në filtrin e Komisionit të Posaçëm të Vlerësimit, që kryen dhe verifikimin e vlerësimit të integritetit moral, aftësive profesionale, si dhe atyre organizative drejtuese.
Në cilësinë e kryetarit do të jetë një prej zëvendës ministrave të Brendshëm, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë, si dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Pas përfundimit të vlerësimit nga Komisioni, vendimmarrja i kalon Ministrit të Brendshëm, i cili propozon tek kryeministri një prej kandidatëve me më tepër pikë të fituara.
Aplikimet u hapën pas dorëheqjes në 10 shtator të këtij viti të Muhamet Rrumbullakut përmes një mesazhi publik lidhur me lënien e detyrës si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Përmes një letre falënderimi për të gjithë, Rrumbullaku theksoi se ky moment shënon edhe mbylljen e një cikli me “uniformën e shenjtë të policisë” për të. Ndërsa aktualisht, Policia e Shtetit drejtohet nga drejtori i komanduar, Sokol Bizhga.
Donte të jetonte i qetë në periferi të Milanos, Alvaro Morata detyrohet të zhvendoset nga shtëpia