zoom

Të gjitha

Rrahën të dashurin e vajzës që ngacmonin, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për Veshajt

Dy ditë më parë, Gjykata e Lartë vendosi që të linte në fuqi vendimet e dy shkallëve të gjyqësorit të Vlorës për dënimin me burg të dy vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj.

Ishte një kërkesë e prokurorit të Apelit të Vlorës që i kërkoi kësaj Gjykata të shfuqizonte vendimin e shkallës së parë dhe të Apelit për dënimin me shërbim prove për djemtë dhe t‘i kthente në dënim me burg për shkak të veprës së rëndë që kishin kryer. Gjykata e Lartë ka vendosur në 27 maj të mos pranojë rekursin e Prokurorisë së Vlorës, e cila kërkonte dënimin e tyre me burg për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje të një shtetasi.

Rekursi është bërë nga prokurori i Prokurorisë së Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj, i cili kërkonte që dy vëllezërit të kryejnë dënimin në burg dhe jo t’u pezullohet ashtu si ka vendosur Gjykata e Vlorës dhe Gjykata e Apelit.

VENDIMI

Sipas të dhënave mbetet në fuqi shërbimi i provës, gjithsesi pritet vendimi i zbardhur për detajet. Prokuroria e Vlorës nuk pranoi vendimin e Gjykatës së Apelit të këtij rrethi që lidhet me ngjarjen e rëndë të disa viteve më parë e që ka protagonistë dy vëllezërit Veshaj dhe e çoi çështjen në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar burg për ta, për shkak se një person ka mbetur i dëmtuar përjetësisht jo vetëm fizikisht.

Në përfundim të hetimeve, me vendimin e datës 11 korrik 2013 u vendos mosfillimi i çështjes, pasi i dëmtuari nuk u paraqit për ekzaminim pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë dhe në vijim ka tërhequr ankimin e paraqitur lidhur me ngjarjen.

Si u dhunua barbarisht i riu dhe më pas tërhoqi padinë

Nga dosja mësohet se në kohën që vajza ka dalë nga shkolla afër saj ka kaluar një makinë, duke xhiruar gomat dhe bërë veprime provokuese, të cilat kanë shqetësuar Arjanin dhe menjëherë ky i fundit ka ndaluar drejtuesin e mjetit, që ka rezultuar të jetë Romeo Veshaj me të cilin ka debatuar dhe më pas të dy janë larguar. Të nesërmen, rreth orëve të drekës, Arjani ka qenë po në afërsi të shkollës në shoqërinë e tre kushërinjve të vajzës në pritje të kësaj të fundit. Më pas, dy prej tyre janë larguar, ndërsa Arjani dhe njëri prej kushërinjve dhe vajza janë nisur në drejtim të një qendre tregtare po në lagje. Në bazë të hetime rezultoi se “viktima” e tyre mori dëmtime të përjetshme në fytyrë, por pavarësisht kësaj vepre të rëndë penale që binte mbi dy vëllezërit, ai u tërhoq nga padia ndaj tyre./L.K

/Zoom.al