zoom

Aktualitet

Vijon rritja e rasteve pozitive me COVID-19 në vend, 113 qytetarë të infektuar

Ka vijuar dhe ditën e sotme trendi i rritjes së rasteve pozitive me COVID-19 në vend.
113 qytetarë kanë rezultuar pozitiv nga 464 testime të kryera në 24 orët e fundit në vendin tonë si dhe fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 82 në Tiranë, 6 në Fier, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kavajë, Patos, nga 2 qytetarë në Durrës, Lushnje, Sarandë, nga 1 qytetar në Krujë, Dibër, Mallakastër, Pogradec, Kuçovë, Elbasan.
Janë 473 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 49 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,056 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 113
Të shëruar në 24 orë 49
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 464
Testime totale 1,836,672
Raste pozitive 277,026
Raste të shëruara 273,056
Raste Aktive 473
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 366
Vlorë 35
Fier 32
Gjirokastër 8
Korçë 6
Durrës 6
Shkodër 5
Berat 5
Lezhë 5
Elbasan 4
Dibër 1